Thaçi dekoron rabinin e Shqipërisë me titullin “Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës”

Thaçi dekoron rabinin e Shqipërisë me titullin “Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe popujve tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u, biseduan për historinë e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, që kanë kulmuar me njohjen.

Në fund Thaçi është shprehur se popullin shqiptar dhe atë izraelit, i lidhin aspiratat e përbashkëta për liri e barazi, për të cilat jemi angazhuar përgjatë historisë dhe do të vazhdojmë të punojmë që mbi to t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përbashkët në të gjithë sektorët dhe për të mirën e të gjithëve./Insajderi.com