Thaçi dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19

Thaçi dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për luftimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, njofton Insajderi.

Këtë Thaçi e ka bërë të ditur anë të një postimi në Facebook, ku thekson rëndësinë e tyre.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare”

“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com