“Presidenti po mungon”, apo “The President Is Missing”, është libri që po e lexon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Të paktën kështu duket nga një foto e publikuar në Facebook nga këshilltari i Thaçit, Ismail Syla.
Syla foton e ka publikuar pa përshkrim, prandaj nuk dihet se ku është vendi ku Thaçi shfleton librin, përveç se nga fotoja duket se është një librari.
“Presidenti po mungon” është një triler politik i shkruar në vitin 2018 nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në bashkautorësi me autorin James Patterson.
Libri madje pritej të shndërrohej në një seri televizive nga Showtime, por pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, është ndërprerë për momentin./Insajderi.com