Thaçi: Dialogu pa njohjen reciproke është i dështuar

Thaçi: Dialogu pa njohjen reciproke është i dështuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar edhe sot se dialogu Kosovë-Serbi, është i pakuptimtë dhe i dështuar, nëse është në favor të Serbisë, njofton Insajderi.

Sipas tij, i vetmi kuptim që ka, është të vihet në tavolinë të diskutimit njohja reciproke.

“E kam theksuar edhe më herët: ky dialog ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, i panevojshëm dhe i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, ka thënë ai.

I pari i shtetit, këto komente i bëri gjatë homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. /Insajderi.com