Thaçi: Dialogu s’ka alternativë

Thaçi: Dialogu s’ka alternativë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë, pasi sipas tij, dialogu s’ka alternativë, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilit i ka shprehur përkrahje për procesin.

“Dialogu s’ka alternativë. Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Neve na duhet BE-ja dhe BE-së i duhemi ne. Duhet të veprojmë”.

Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin në Bruksel më 28 shtator, por takimi ishte shtyrë për kohë të pacaktuar.

Teksa Serbia po kërkon që temë e diskutimeve të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pala kosovare po e konsideron të mbyllur këtë çështje./Insajderi.com