Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krye parlamentari, Jakup krasniqi do të paraqiten sot para gjyqit të Gjykatës Speciale.
Dhomat e Specializuara kishin konfirmuar aktakuzën për Thaçin gjashtë muaj pasi u propozua ajo, njofton Insajderi.
Ai më 5 nëntor u nis për në Hagë bashkë më ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe funksionarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Ndërsa Krasniqit një ditë më herët iu bastisën shtëpitë nga misioni i EULEX-it e më pas me urdhërarrest u transferua për në Hagë.
Paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së do të ndodhë duke filluar nga ora 11:00, ndërsa Hashim Thaçi në ora 13:00 do të jetë përballë gjykatëseve që e akuzojnë për “krime lufte”. /Insajderi.com