Thaçi e shfajëson veten për arrestimin e turqve, akuzon Vetëvendosjen se financohet nga Turqia dhe Irani

Thaçi e shfajëson veten për arrestimin e turqve, akuzon Vetëvendosjen se financohet nga Turqia dhe Irani

Presidenti Hashim Thaçi në një paraqitje publike ka arsyetuar deportimin e gjashtë shtetasve turq. Thaçi e ka mbrojtur drejtorin e AKI-së, që sipas tij i ka deportuar turqit për arsye se ata kishin kryer krime në Kosovë.

Presidenti Thaçi e ka liruar veten nga çdo fajësim për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, duke iu drejtuar akuza institucioneve të vendit. Por kush janë institucionet e vendit, sipas tij.

Shefi i shtetit, thotë se ato dështuan t’i mbrojnë të huajt që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Kështu, ai ka vazhduar të tallet me popullin e Kosovës.

“Situata e sigurisë në Kosovës është e qetë, stabile edhe pse jemi në prag të festës, kemi marr të gjitha masat përkatëse që edhe kjo festë të kalojë pa asnjë incident apo kërcenim.

Kosova është shtet demokratik, i ndërtuar me standarte më të larta demokratike ku respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht bindjeve politike apo ideologjike.

Ky parim i mishëruar në Kushtetutën dhe Ligjeve tona mbetet i patjetërsueshëm që ti zbatojmë në praktikë”, ka thënë Thaçi.

“Si president, jam zhgënjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për shkak se institucionet tona relevante për arsye qe mbeten të pasqaruara deri në fund kanë dështuar t’i zbatojnë këto parime për shtetasit e huaj që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë.

“Jemi duke marrë sqarime shtesë lidhur me rastin dhe rrethanat ku është kryer deportimi i shtetasve turq”, ka shtuar ai.

Lidhur me akuzat e Vetëvendosjes për përgjegjësinë e tij në rastin e arrestimit të shtetasve turq, Thaçi është përgjigjur se Vetëvendosje financohet nga Turqia dhe Irani.