Thaçi falënderon deputetë për miratimin e ligjit të OJQ-ve me rekomandimet e tij

Thaçi falënderon deputetë për miratimin e ligjit të OJQ-ve me rekomandimet e tij

Presidenti, Hashim Thaçi ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rekomandimeve të tij për ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sugjerimet e Presidentit Thaçi dhe ka thënë se ky ligj është bazik për forcimin e demokracisë.

Ja statusi i plotë i Presidentit Thaçi:

“Liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile. I falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin me rekomandime të mia të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat ishin në përputhje me shqetësimet e vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vendin tonë. Është qenësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime dhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perëndimore dhe frymën e Kushtetutës sonë!”.