Thaçi falënderon Izraelin për njohjen

Thaçi falënderon Izraelin për njohjen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën izraelite, “Isreal Hayom”, ka folur në lidhje me njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit.

Ky zhvillim ka qenë pjesë e takimit të Uashingtonit më 4 shtator dhe njohja e Izraelit për Kosovën është iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, njofton Insajderi.

Thaçi ka thënë se njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Izraelit është e arritur historike, ndërsa për ketë̈ i shprehu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i mundësuan Kosovës dhe Izraelit ndërtimin e partneritetit si dy shtete të pavarura.

“Njohja e ndërsjellëẗ ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një̈ arritje historike. Ndërsa shpresoj të hap ambasadën tonë në Jerusalem, u jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur që Kosova dhe Izraeli të ndërtojnë̈ një̈ partneritet të fortë si dy vende sovrane”, deklaroi Thaçi. /Insajderi.com