Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Angli, e cila përfundoi me rezultat 0:4, ka falënderuar djemtë e kombëtares së Kosovës për gjithçka, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se djemtë kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh duke theksuar se kombëtarja jonë e re është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar në këtë fazë.
“Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë! HTH”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Thaçi./ Insajderi.com