Thaçi flet për arrestimin e gylenistëve

Thaçi flet për arrestimin e gylenistëve

 

Presidenti i vendit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth arrestimit të gjashtë shtetasve turq sot nga Policia e Kosovës, të cilët janë zyrtarë të kolegjit “Mehmet Akif”.

Në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, Thaçi ka thënë se nuk ka marr asnjë kërkesë nga ambasada turke në Kosovë në lidhje me këtë persona.

“Askush nuk më ka pru listë prej këtyre emrave asnjë kërkesë kurrë s’kam pas për arrestim”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë “veprimi i sotëm ka shkuar nga AKI dhe në orët e ardhshme do të informohem në detaje për këtë rast”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë shtetas turq, zyrtarë të lartë të kolegjit “Mehmet Akif”.

“Mehmet Akif” është pjesë e Lëvizjes Gyleniste, e cila drejtohet nga Fetullah Gylen i cili është duke u akuzuar për puçin në korrik të vitit 2016.