Thaçi flet për dialogun dhe Lajçakun pas takimit me Hotin

Është zhvilluar takimi në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Avdullah Hoti ku është diskutuar rreth dialogut, Lajçakut dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Thaçi flet për dialogun dhe Lajçakun pas takimit me Hotin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Thaçi theksoi se me Hotin ka biseduar në lidhje me situatën aktuale në vend, përpjekjet për rimëkëmbje ekonomike dhe dialogun me Serbinë.

“Do të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin, si president dhe kryeministër, por edhe me Kuvendin dhe partitë politike, pozitë dhe opozitë”, tha Presidenti Thaçi.

Sa i përket takimit me Lajçakun i cili është përfaqësues i Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi u shpreh se nuk di për agjenden e Lajçakut dhe se ai duhet ta dijë se Kosova është shtet i pavarur.

“Unë nuk jam i informuar për agjendën e z. Lajcak. Nuk është koha të hapen çështje teknike, me pretendime për normalizim të raporteve. Lajcak duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë se ky proces duhet të përmbyllet, me njohje reciproke. Çdo qasje tjetër, lirisht mund të them se është dështim i tij në Kosovë dhe i gjithë Bashkimit Evropian. Lajcak duhet ta kuptojë se qytetarët e Kosovës para së gjithash kanë nevojë për liberalizim të vizave”, vazhdoi Thaçi.

Në opinionin publik është shumë e theksuar dilema se kush do të jetë krye-negociatori në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë: Thaçi apo Hoti?.

“Ne kemi Kushtetutën, e cila i përcakton qartë kompetencat e secilit”, tha Thaçi në lidhje me këtë dielmë. /Insajderi/