Thaçi flet për raportet me Haradinajn nga Berlini – kryeministri largohet për në hotel

Thaçi flet për raportet me Haradinajn nga Berlini – kryeministri largohet për në hotel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i rreptë kur është pyetur nga gazetarët në Berlin lidhur me raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, kryeministri nuk ka dalë fare para gazetarëve për t’u prononcuar lidhur me samitin në Berlin, shkruan Insajderi.

Thaçi nuk e ka dëgjuar deri në fund, fare pyetjen e gazetarëve kur është pyetur nëse qëndrimi i tij dhe i kryeministrit është përafruar lidhur me fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi përball Serbisë dhe pavarësisht qëndrimeve tona. I ftoj për unitet institucional dhe qytetar”, ka deklaruar Thaçi.

Por përderisa Thaçi ka folur edhe për çështje të tjera, Haradinaj nuk ka dalur fare para gazetarëve.

Sipas raportimeve ai është larguar nga vendi ku është mbajtur samiti dhe ka shkuar në hotel./Insajderi.com