Thaçi: Gjuriq kishte hyrë në Kosovë një ditë para se të arrestohej

Thaçi: Gjuriq kishte hyrë në Kosovë një ditë para se të arrestohej

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për rastin e arrestimit të Marko Gjuriq nga njësia Speciale e Kosovës ditën e hënë, ka deklaruar se është konstatuar se ai kishte hyrë në territorin e Kosovës ditën e diele.

“Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën mbrëma dhe ka qëndruar në banesën e Radoiqit”, tha Thaçi.

Gjuriq ishte arrestuar nga Njësia Speciale të hënën pasi që Ministria e Punëve të Jashtme, ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë. Ndërkohë që kishte dështuar të arrestoj edhe sekretarin shtetërorë   të cilit po ashtu nuk kishte pasur leje hyrje në Kosovë.