Forca e bashkimit

Thaçi i lumtur me unitetin e shqiptarëve në Luginë

Thaçin e ka lumturuar fakti që spektri politik i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës do garojnë bashkë në zgjedhjet e nesërme në Serbi.

Thaçi i lumtur me unitetin e shqiptarëve në Luginë

Presidenti i Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është i lumtur që spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve, njofton Insajderi.

“Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi i ka inkurajuar shqiptarët në Luginë se vetëm të bashkuar “zëri i shqiptarëve do të dëgjohet kudo”.

“Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”./Insajderi.com