Thaçi imiton Klintonin, Bushin, Obamën e Kolindën

Thaçi imiton Klintonin, Bushin, Obamën e Kolindën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shfaqur sot me uniformën ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka inspektuar ushtarët tanë një ditë para votimit për ndryshimin e mandatit të FSK-së.

Por, si duket, presidenti Thaçi ka imituar presidentët botërorë, të cilët në evenimente të rëndësishme për ushtritë e tyre i veshin uniformat ushtarake.

Me uniformën ushtarake ishte shfaqur edhe ish-presidentët amerikanë Klinton, Bush dhe Obama.

Kurse, së fundmi, gjatë parakalimit para ushtrisë kroate, me uniformë është shfaqur edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.