Thaçi: Kadri Veseli është viktimë e maskarallëkut me fajde

Thaçi: Kadri Veseli është viktimë e maskarallëkut me fajde

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emiri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.

Sipas kreut të shtetit Veseli është viktimë e këtij maskarallëku, raporton Ekonomia Online.

“Hetuesia duhet ta kryej punën e vet. Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë së fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli”.

“…ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse po shihet që ai veç është një viktimë e maskarallëkut”.