Thaçi: Kemi përmbyllur një proces të rëndësishëm, të ruhet uniteti që treguam sot

Thaçi: Kemi përmbyllur një proces të rëndësishëm, të ruhet uniteti që treguam sot

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë zyrtare të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës i dedikohet ushtarëve të cilët dhanë jetën për këtë ditë.

Thaçi ka thënë se FSK nuk është vetëm ushtri. Ai ka thënë se është njëri ndër institucionet më të rëndësishme të Kosovës.

“Urime çdo pjesëtari të Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, nderime dëshmorëve që kanë dhënë jetën për këtë ditë historike. Sot përmbyllen një proces të rëndësishme që e kemi marr qe tri dekada. Kjo është meritë e çdo pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të bëhet një ushtri e vërtet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“FSK sot nuk është vetëm ushtri, ajo është kthyer në institucionin më të rëndësishëm të Kosovës”, ka thënë ndër tjera Thaçi.

Ndër tjera Thaçi është shprehur se për formimin e ushtrisë duhet falënderuar partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

“Një falënderim të veçantë shkon për deputetët e Kuvendit të Kosovës pasi që i hapën rrugë formimit të ushtrisë. Kjo është një e mirë e përbashkët. Forca e sigurisë së Kosovës është një mënyrë tjetër për t;i thënë falënderimit partnerëve tanë ndërkombëtar”, është shprehur Thaçi.

Ai ka kërkuar nga deputetët e vendit  që të kenë këtë unitet edhe në votimin e proceseve tjera që e presin Kosovën.

“Kërkojë që këtë unitet të treguar sot ta ruajmë edhe për proceset tjera që na presion në muajt në vazhdim. I falënderojmë të gjithë akterët e NATO-së që përkrahën formimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.  /Insajderi.com