Thaçi: Krijimi i Gjykatës Speciale, në aspektin strategjik është i drejtë

Presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi vendimi për krijimin e Speciales nga Kuvendi i Kosovës e cilëson strategjikisht të drejtë.

Thaçi: Krijimi i Gjykatës Speciale, në aspektin strategjik është i drejtë

Në një intervistë për Top Channel në Tiranë, para se të nisej  për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Prokurori i Specializuar rreth akuzave për krime lufte, ai ka thënë se ndonëse ka qenë padrejtësi historike krijimi i Speciales, ai ka qenë i domosdoshëm, njofton Insajderi.

“Më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik”

Thaçi gjithashtu ka thënë se akoma nuk është përcaktur për krijimin e ekipit të tij mbrojtës.

“Do t’i kontribuoj së vërtetës, besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë”. /Insajderi.com