Pas dy refuzimeve që presidenti Hashim Thaçi ia bëri kryeministrit Albin Kurti, nesër këta dy do të takohen, me ftesë të këtij të parit, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo sipas një njoftimi nga presidenca e Kosovës, vjen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështjet e interesit shtetëror.
Takimi, Thaçi-Kurti do të mbahet nesër më 9 mars, me fillim nga ora 13:00.
Ndërsa, nga presidenca kanë njoftuar se gjatë ditës, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderët e partive tjera politike në Kosovë. Takimet do të mbahen në Kabinetin e presidentit.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime: Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së; Ora e takimit: 13:00; Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së; Ora e takimit: 10:30; Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së; Ora e takimit: 11:30; Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së; Ora e takimit: 12:30; Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s; Ora e takimit: 13:45; Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së; Ora e takimit: 14:15; Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit”, thuhet në njoftim./Insajderi.com