Thaçi: Marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nuk do ta prishin partneritetin e Kosovës me Turqinë

Thaçi: Marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nuk do ta prishin partneritetin e Kosovës me Turqinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë deklarimit të tij për media, ku foli për marrëveshjen e arritur në Uashington, ai u prononcua edhe për raportet e Kosovës me Turqinë, njofton Insajderi.

Pas spekulimeve se ekziston mundësia e ftohjes së raporteve mes Kosovës dhe Turqisë, pasi që qeveria e Kosovës kishte pranuar që të lidhje raporte diplomatike më Izraelin dhe të hapte ambasadën në Jerusalem, Thaçi i ka përgënjeshtruar këto zëra.

Ai në konferencë për media tha se “ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, dhe se në raportet miqësore dhe vëllazërore me popullin dhe shtetin turk vazhdojnë të jenë të forta edhe në të ardhmen”.

Pas njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit dhe pranimit të kësaj të parës për ta vendosur ambasadën ne Jerusalem, dje ka reaguar Ambasada e Turqisë duke sugjeruar që pala kosovare ta mendojë mirë këtë çështje./Insajderi.com