Thaçi mban ders për korrupsion

Thaçi mban ders për korrupsion

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit. Ka thënë se parandalimi i korrupsionit është jetik për forcimin e shtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, presidenti i Kosovës “ka mbajtur ders” për luftimin e korrupsionit.

“Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative”, ka thënë Thaçi.

“Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë.”

Thaçi ka deklaruar se “funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës”. /Insajderi.com