Thaçi në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Faleminderit për punën dhe angazhimin

Thaçi në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Faleminderit për punën dhe angazhimin

Në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e PK-së për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë përgjatë këtyre viteve, njofton Insajderi.

Këtë i pari i shtetit e bëri me anë të një postimi në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të zyrtarëve policorë, me mbishkrim – falënderimin ndaj 10 mijë pjesëtarëve të këtij institucioni.

“21 vjet me Policinë e Kosovës. Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhim e tre në këto 21 vjet”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Thaçi. /Insajderi.com