Thaçi në familjen e Vasfije Krasniqit: Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare

Thaçi në familjen e Vasfije Krasniqit: Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e Vasfije Krasniqi – Goodman, një nga gratë e shumta të dhunuara nga forcat serbe në luftën e fundit, por nga të paktat që historinë e saj e ka bërë publike.

Presidenti ka treguar për këtë vizitë në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.

Thaçi shkruan, pos tjerash, “motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare”.

“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë”, shkruan Thaçi në Facebook.