Thaçi nga “Xhunglla” me mesazh për Ditën e Tokës

Thaçi nga “Xhunglla” me mesazh për Ditën e Tokës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke treguar dashurinë e tij që ka për mjedisin dhe Ditën e Tokës. Ai ka dal me dy mesazhe të ndryshme në rrjetet e tij sociale, Facebook dhe Twitter.

Në Twitter, Thaçi ka postuar një foto ku shihet duke ecur në një thellësi të një xhungle, shkruan Gazeta Insajderi.

Kësaj foto, Thaçi i ka bashkangjitur edhe një mesazh. Ai thotë se duhet të mbajmë mësim nga paraardhësit tanë që ta ruajmë shtëpinë tonë, ngase është e vetmja që kemi.

“Në ditën e Tokës, mesazhi në Kosovë si në të gjithë botën duhet të jetë ai që na mësuan paraardhësit tanë: “Të mbani shtëpinë tuaj të sigurt dhe të pastërt – është e vetmja që kemi”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa para një ore në faqen e tij në Facebook, Thaçi ka postuar një foto duke mbjell një pemë me pjesëtar të FSK-së, mirëpo mesazhi ishte ndryshe.

Thaçi ka kërkuar nga qytetarët që të reflektojmë për një ambient më të pastërt.

Thaçi ka shkruar 22 prilli i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një përgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit.

“Dita e Tokës, 22 Prilli, i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një ndërgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit ku jetojmë. Njerëzimi sot është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të tokës, pyjeve, lumenjve dhe gjitha resurseve të tjera, prandaj ne të gjithë duhet të reflektojmë dhe të jetojmë duke u përkujdesur për gjithçka që na rrethon”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi tutje ka shkruar se “Shkenca ka grumbulluar mjaft fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë. Duhet që secili prej nesh të përkujdeset që mjedisi të jetë sa më i pastër dhe me sa më shumë gjelbërim, si dhe të kufizojmë përdorimin e produkteve që ndotin dhe dëmtojnë natyrën. Vetëm atëherë ne të gjithë do të jetonim më shëndetshëm dhe do ta ruanim planetin tonë për gjeneratat e ardhshme!”, ka përfunduar Thaçi. /Insajderi.com