Thaçi ngushëllon familjët e viktimave nga coronavirusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjët e vikitimave nga coronavirusi, ku brenda vikendit kishte 12 viktima.

Thaçi ngushëllon familjët e viktimave nga coronavirusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me situatën me coronavirus në Kosovë.

Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave për humbjet e më të dashurëve të tyre.

“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hasshim Thaçit në muajin mars u përfshi në një diskutim publik për gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e kundërshtoi ish-kryeministri, Albin Kurti. /Insajderi.com/