Thaçi: Nuk bëjmë marrëveshje me Serbinë që cenon miqtë tanë

Thaçi: Nuk bëjmë marrëveshje me Serbinë që cenon miqtë tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton cenim për vendet tjera.

Ai këtë e ka thënë nga Shkupi ku ka takuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Nuk është aspak e lehtë, por është rruga e vetme dialogu. Marrëveshja do të jetë vështirë për tu arritur, por jam optimist që më mirë të kryhet tash sesa pas një apo dy dekadash. Do të bëjmë përpjekje që të arrihet kjo marrëveshje”, ka thënë Thaçi.

“Kam qenë ditë më parë edhe në Shqipëri dhe kam folur me presidentin Meta dhe me Gjukanoviq në Mal të Zi. Në kuadër të kësaj kam dashur t’ju siguroj edhe ju se çdo marrëveshje do të ketë substancën evropiane, shpirtin evropian dhe do të jetë në interes edhe të Kosovës edhe Serbisë. Nuk do të ketë zgjidhje ne baza etnike. Çdo marrëveshje do të jetë e atillë që ju do të ndjeheni komod, mirë dhe njerëzit do të jenë mbështetës të këtij procesi”.

“Nuk do të bëjmë marrëveshje që cenon miqtë tanë”.