fbpx

Thaçi nuk e kthen as nuk e nënshkruan ligjin për lojërat e fatit

Pasi që presidenti Hashim Thaçi nuk e ka kthyer as nuk e ka nënshkruar ligjin për lojërat e fatit, ligji konsiderohet i shpallur sipas Kushtetutës dhe pa nënshkrimin e tij publikohet në gazetën zyrtare.

Thaçi nuk e kthen as nuk e nënshkruan ligjin për lojërat e fatit

Presidentit Hashim Thaçi, i shkuar në zyrë projektligji për lojërat e fatit  në fillim të muajit prill. Ai ka pasur afat që deri me 8 prill të vendosë nëse do ta kthente për plotësim/ndryshimi ose ta nënshkruante këtë ligj.

Nuk e ka bërë asnjërën. Prandaj sipas ligji mund të konsiderohet i shpallur sipas asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës, saktësisht neni 80 pika 5.

“Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”.

Pas kësaj duhet të kalojnë edhe 15 ditë të tjera që ligji të hyjë në fuqi. Kjo parashihet në pikën 6 të nenit 80 të kushtetutës.

“Ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligj nuk përcaktohet ndryshe”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në fund të muajit mars mori vendimin për mbylljen e të gjitha lokaleve të lojërave të fatit për dhjetë vjet.

Ndryshimi i ligjit ishte propozuar nga partitë opozitare pas vrasjes së dy punëtorve të kazionove në vendet e tyre të punës./Insajderi.com