Thaçi nuk e mohon mundësinë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi nuk e mohon mundësinë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Sot kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi kurorë lulesh tek varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi para mediave. I pyetur nga gazetarët për deklaratat e fundit se çka mund të bisedohet në Bruksel, Thaçi nuk e mohoi mundësinë se në tryezë do ketë bisedime edhe për mundësinë e shkëmbit të territoreve.

Për shkrimet se Leposaviqi mund të shkëmbehet me Preshevën e një pjesë të Bujanocit, e shkrimet tjera në media, Thaçi nuk i ka komentuar.

“Nuk flas për shkrime që nuk kanë adresë, janë spekulime the fake news, që s’dua t’i komentoj”, tha ai.

Mirëpo, Thaçi u shpreh optimist se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet. “Unë shpresoj dhe besoj se së bashku me të gjithë të tjerët që marrëveshja të ndodh mes dy vendeve të pavarura”. /Insajderi.com