Thaçi: Nuk ka argumente për ekstradimin e Haradinajt

Thaçi: Nuk ka argumente për ekstradimin e Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë.

Akuzat ndaj tij, tha presidenti i Kosovës, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

“S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë me Radio Televizionin 21, njofton Insajderi.

“Është veprim i papranueshëm. Ka cënuar jo vetëm dinjitetin e Haradinajt, por edhe të qytetarëve të Kosovës. Vendimi më i drejt do të ishte nëse BE-ja do t’i vënte kushte Serbisë për integrim”, ka shtuar Thaçi.

Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën e 4 janarit në Bazel të Francës, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com