Thaçi paraqitet para Speciales të hënën në ora 15:00

Thaçi paraqitet para Speciales të hënën në ora 15:00

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të hënën, më datë 9 nëntor në orën 15:00, njofton Insajderi.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në po këtë ditë.

Aktakuza e ngarkon ish-kreun e UÇK-së Hashim Thaçi me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Aktakuza e redaktuar publike mund të  lexohet KËTU

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.

“Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i  procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për  përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. /Insajderi.com