fbpx

Thaçi pas takimit me Tusk e Hahn: BE, pa vonesa ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Thaçi pas takimit me Tusk e Hahn: BE, pa vonesa ta marrë vendimin për heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës është takuar sot në takime të ndara me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tust, si dhe me komisionarin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian, Johanes Hahn.

Pas këtyre dy takimeve me zyrtarët evropianë, Thaçi ka thënë se zvarritja e liberalizimit të vizave është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Sipas tij, Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave.

“Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij në Facebook.

Ndërkaq sot, komisionari për Zgjerim nga Bashkimi Evropian, Johanes Hahn, para takimit me Thaçin ka lënë të hapur mundësine që shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë të jetë pjesë e marrveshjes finale, deklaratë kjo që pas disa orëve u kundërshtua ashpër nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Insajderi.com