Thaçi pas udhëtimit në SHBA thotë se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020

Thaçi pas udhëtimit në SHBA thotë se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020

Pas kthimit nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një konference për media ka njoftuar se liberalizimi i vizave mund të shtyhet deri në vitin 2020.

Sipas fjalëve të presidentit të gjithë politikanët në Kosovë duhet të bashkohen dhe të promovojnë punën dhe përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave. Sipas tij nëse një gjë e tillë dështon, rrezikohet të dështohet liberalizimi i vizave gjatë këtij viti.

“Nëse ne si politikan nuk do të jemi të bashkuar për liberalizimin e vizave dhe nëse nuk arrijmë të argumentojmë qartë se kemi arritur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe afirmimin e punës së shtetit tonë në takim me ndërkombëtar, nëse ndodh e kundërta e gjitha procesi mund të shtyhet për vitin 2020. Nëse ne jemi unik kjo e arritur rezulton e përmbyllur në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Thaçi./Insajderi.com