Thaçi përsëri mbahet gjashtë orë në intervistë – sot nuk deklarohet për media

Thaçi përsëri mbahet gjashtë orë në intervistë – sot nuk deklarohet për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe sot, ditën e dytë të intervistimit, është mbajtur gjashtë orë duke u marrë në pyetje, njofton Insajderi.

Thaçi ka dalë nga selia e Speciales në Hagë rreth orës 16:00.

Presidenti nuk është deklaruar për media, ndryshe nga dita e kaluar kur u prononcua shkurt.

Bëhet e ditur se intervistimi i Thacit do të vazhdojë edhe nesër, përsëri duke filluar në orën 13:00./Insajderi.com