Thaçi pranon ftesën e Albin Kurtit

Thaçi pranon ftesën e Albin Kurtit

Në një  konferencë për media, Presindeti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është i gatshëm ta pres në zyren e tij, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Thaçi tha se është i gatshëm ta presë liderin e VV-së, Albin Kurtin, ditën kur ky i fundit i ka propozuar për takim, 6 janarin.

Ai tha se do ta pres Kurtin në  orën 15:00.

“Unë e mirëprespres faktin që pas 3 ftesave, Kurti u përgjigj në ftesën time, kshtu që në ditën që është menduar nga Z.Kurti në orën 15 do të pres në zyrën time, kështu që mirësevjen në ditën që e ka propozuar në orën 15-të”, tha presidenti Thaçi.