Thaçi publikon fotografi nga rrugëtimi i tij nga Haga në Kosovë

Thaçi publikon fotografi nga rrugëtimi i tij nga Haga në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar fotografi nga eksperienca e tij në Hagë, ku u intervistua në Dhomat e Specializuara për katër ditë me radhë, meqë ndaj tij u dorëzua propozim-aktakuza për krime lufte.

I pari i shtetit, i cili gjatë ditës së djeshme iu adresua qytetarëve përmes një videoje, sot ka publikuar një album fotografish në faqen e tij në Facebook.

“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”,  thuhet në mbishkrimin e Thaçit, përcjellë Insajderi.com.

Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime! ❤️ HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, July 19, 2020

hashim

Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të ejtën, ndërsa të premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare Vërmicë, pasi kishte ateruar në Tiranë.

Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UÇK-së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij. /Insajderi.com/