Thaçi publikon pamje nga Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”

Thaçi publikon pamje nga Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mëngjesit të sotëm ka publikuar fotografi të Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”.

Këtë Thaçi e bëri në profilin e tij në Facebook, e që në fotografitë e shpërndara ka vënë edhe një mbishkrim.

“Kompleksi Memorial ‘Zahir Pajaziti’, vendi ku lindi dhe u rrit Zahiri me dashurinë ndaj atdheut dhe shpirtin e tij kryengritës”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com