Thaçi reagon nga Haga, publikon fotografi me mesazh publik

Thaçi reagon nga Haga, publikon fotografi me mesazh publik

Pas largimit të tij nga Kosova me rastin e konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale dhe pas dorëheqjes nga posti i Presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale, njofton Insajderi.

Ai ka ndryshuar “coverin” e profilit të tij, në të cilën e ka vendosur një fotografi pas kthimit të tij nga Haga muaj më parë.

Thaçi ishte pritur nga shumë qytetarë të Kosovës si hero i vendit.

Ish-presidentit të vendit sot i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com