Thaçi shkon në “të pame” në Llaushë, bën simbolin e shqiponjës me duar

Thaçi shkon në “të pame” në Llaushë, bën simbolin e shqiponjës me duar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë sërish simbolin e shqiponjës dy krenare, teksa ka qëndruar në “të pame” tek familja Geci në Llaushë të Skenderajt të dielën.

Thaçi ka realizuar një fotografi së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe qytetarë të tjerë në Llaushë, në të cilën presidenti nuk ka hezituar ta formojë simbolin e shqiponjës dy krenare me duar.

Shefi i shtetit qëndroi në të pame tek familja Geci në Llaushë, së bashku me Veselin, ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe deputetin e NISMA-s, Milaim Zekën.

Dy ditë më parë, Thaçi bëri simbolin e shqiponjës dy krenare në një intervistë për gazetën zvicerane “20 minuten”. /Insajderi.com