Krenari për ushtri

Thaçi shkruan për çarmatimin e UÇK-së: Krenar me ushtrinë e Kosovës

"Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë".

Thaçi shkruan për çarmatimin e UÇK-së: Krenar me ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ndjehet krenar me ushtrinë e Kosovë, në 21 vjetorin e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Presidenti ka shkruar në llogarinë  e tij në Facebook ku në një status ka pashkruar rrugëtimin e ushtrisë së Kosovës.

“Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”./Insajderi.com

Image may contain: 2 people, beard

Image may contain: 5 people