Thaçi shpreh ngushëllime pas vdekjes së veprimtarit Rexhë Krasniqi

Thaçi shpreh ngushëllime pas vdekjes së veprimtarit Rexhë Krasniqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së veprimtarit dhe ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhë Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar Krasniqin si një ndër veprimtarët e hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve si dhe thotë se ai ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve.

“Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve”, është shprehur Thaçi.

“Rexha ishte edhe luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij”, përfundon ai. /Insajderi.com