Në të njëjtën anë me historinë

Thaçi: Takimi në Uashington kthesë historike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth takimit në Uashington. Ai thotë se ky takim është mundësi historike për Kosovën. Në të njëjtën kohë dhe do të jetë i vështirë, por ne do të kemi parime të qëndrueshme, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Takimi në Uashington kthesë historike

Në një konferencë për media ka folur presidenti, Hashim Thaçi, i cili takimin e 27 qershorit në Uashington e ka konsideruar si moment historik.

“Kjo është një mundësi që nuk përsëritet, por në të njëjtën kohë është edhe një proces shumë i vështir”, ka thënë Thaçi, njofton Insajderi.

“Në Uashington shkojmë me parime të qëndrueshme. Takimin e paralajmëruar e konsiderojmë kthesë historike dhe mundësi të papërsëritshme për të filluar procesin tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes”.

“Delegacioni i Kosovës shkon i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht dhe me dinjitet interesat e Kosovës. Njësoj sikur në të kaluarën, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e SHBA-së”.

“Ne i hapim rrugë njohjes reciproke, vendosjes së marrëdhënieve ndërshtetërore e hapjes së rrugës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Prandaj kam besim të plotë se edhe takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

Më pas Thaçi ka shtuar se Kosova në Uashington do të shkojë me flamurin shtetëror që është simbol i integritetit territorial të Kosovës. /Insajderi.com