Thaçi të hënë udhëton në Hagë

Thaçi të hënë udhëton në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënë do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hashim Thaçi nëpërmejt rrjetit social në Facebook, i cili përveç tjerash ka kërkuar unitet qytetar

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”./Insajderi.com