Thaçi të hënën para gjyqit të Speciales

Thaçi të hënën para gjyqit të Speciales

Të hënën e 9 nëntorit në ora 15:00 ish-presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi, do të dalë para gjyqit të Gjykatës Speciale

“Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor  dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Aktakuza e ngarkon ish-shefin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me akuza për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.  /Insajderi.com