Thaçi thotë se e ka gjetur çelësin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi thotë se e ka gjetur çelësin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentit i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka treguar se ka dhënë një intervistë për revistën holandeze “Diplomat”.

Në këtë intervistë Thaçi ka thënë se çelësi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja në mes këtyre dy vendeve.

”Sapo mora një kopje të revistës holandeze “Diplomat” me intervistë pas leksioneve të mia në Clingendaelorg. Unë përsërita se dialogu dhe një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi për të dy vendet për t’u bashkuar me BE-në – si fqinjë të mirë dhe të barabartë, në paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi.