Thaçi: E kuptoj se si ndihet Haradinaj

Thaçi: E kuptoj se si ndihet Haradinaj

Presidenti Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të Ramush Haradianjt, në Francë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Beogradi më 2004.

Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjej gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të papranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai për RTK-në.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha Thaçi përmes telefonit, në një intervistë për televizionin publik./Insajderi.com