Thaçi thotë se ka pas një javë intensive – kalon vikendin në Malet e Sharrit së bashku me Endritin

Thaçi thotë se ka pas një javë intensive – kalon vikendin në Malet e Sharrit së bashku me Endritin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi si duket paska zgjedhur Malet e Sharrit për ta kaluar vikendin, pas vizitës së tij në Londër.

Gjatë ecjes, atë e shoqëron edhe djali i tij Endriti. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me djalin e tij.

Kësaj foto, Thaçi i ka mbështetur edhe një mbishkrim.

“Pas një jave intensive në kryeqytetet e aleatëve të Kosovës, vikendin e kalova me Endritin në bardhësitë e Sharrit”, ka shkruar Thaçi.

Së fundit presidenti Thaçi ka qëndruar në Britani të Madhe, me ç’rast ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin britanik, Toni Balir.

Gjatë këtij takimi Thaçi ka thënë se ka marr mbështetje nga Blair për dialogun me Serbinë dhe për anëtarësimin e Kosovës, në NATO dhe BE. /Insajderi.com