Thaçi transmetoi LIVE në Facebook konferencën e Vuçiqit, pastaj e fshiu

Thaçi transmetoi LIVE në Facebook konferencën e Vuçiqit, pastaj e fshiu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka transmetuar LIVE në llogarinë e tij në Facebook konferencën e homologut të tij serb pas takimit në Bruksel.

Pak minuta pasi filloi transmetimi në faqen zyrtare të presidentit ajo u ndërpre. Më pas nga kjo faqe u fshi tërësisht postimi ku kishte filluar transmetimi.

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka takuar në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky dialog po udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.