fbpx

Thaçi uron Duan për suksesin, por qytetarët e Kosovës ia mbyllin gojën me këtë postim

Thaçi uron Duan për suksesin, por qytetarët e Kosovës ia mbyllin gojën me këtë postim

Interneti ka reaguar për urimin e Thaçit për Duan.

Pas suksesit të madh në natën e mbrëmshme, ku arriti të marr dy çmime Grammy nga dy nominime sa i kishte, Dua Lipa është uruar nga shumë personazhe të njohura të Kosovës.

E urimet nuk kanë munguar as nga politikanët, të cilët janë shprehur shumë krenarë me Duan.

Ndër ta është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka shkruar: “Urimet më të sinqerta për Dua Lipën për fitoren e dy çmimeve Grammy. Derisa po festojmë 11-vjetorin e ditës së Pavarësisë dhe 2o vjet të lirisë, Dua na ka bërë neve – dhe gjithë botën – të shijojmë fuqinë, talentin dhe aftësinë e grave kosovare”.

Por, përdoruesit kosovarë në Twitter nuk kanë ndejtur duarkryq.

Një përdoruese me emrin @diegothegirl e ka shpërndarë postimin e Thaçit, ndërsa ka shkruar: “Ka shumë njerëz të talentuar në Kosovë që nuk mund ta ndjekin studimet, ose të punojnë jashtë për shkak të politikës suaj që na ka izoluar. Ulu.”

Ky postim ka arritur që të shpërndahet nga shumë përdorues tjerë dhe të komentohet aq shumë sa ia ka kaluar edhe numrit të pëlqimeve të postimit origjinal të Thaçit, shkruan Gazeta Express.

Dua në pranimin e çmimit ka thënë se nuk duhet të ju pengojë ajo se prej nga jeni, për të arritur ëndrrat e juaja, duke inkurajuar sidomos të rinjtë e Kosovës që të luftojnë të gjithë pengesat e shumta që kanë për të arritur suksesin.