
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi urimin e tij për fillimin e vitit të ri shkollor, e ka shoqëruar edhe me këshilla, të cilat sipas tij janë të nevojshme për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Në tabelën shoqëruese me statusin për urim ndaj nxënësve jepen këshillat që, nxënësit t’i vendosin maskat, të mbajnë distancë dhe t’i pastrojnë duatë./Insajderi.com